Shërbimet tona
Nga ideja deri te hapja e lokalit – një partner i vetëm për gjithë pajisjet profesionale.
Konsulencë falas
Ju ndihmojmë të përcaktoni pajisjet që ju duhen sipas menusë, kapacitetit dhe buxhetit.
Matje në vend
Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj kudo në Shqipëri për të marrë përmasat fizike.
Projektim 2D & 3D
Projektojmë kuzhinën, barin ose linjën e vetëshërbimit – përfshirë kapat e aspirimit në 3D.
Prodhim me porosi
Në punishten tonë në Vaqarr prodhojmë frigoriferë, banakë, vitrina, hele, tavolina dhe çdo punim inoksi.
Import pajisjesh italiane
Furra, makineri dhe pajisje nga marka italiane si Italforni, Angelo Po dhe Sirman.
Dërgesë & instalim
Dërgojmë dhe instalojmë me ekipin tonë në çdo qytet, nga Shkodra në Sarandë.
Servis & garanci
Garanci deri në 2 vjet, asistencë teknike dhe pjesë këmbimi.
Pajisje të përdorura
Pajisje të kontrolluara, gati për punë, për biznese që duan të kursejnë.
Nga matja te çelësi në dorë
- 1
Konsulencë falas
Na telefononi ose na shkruani. Na tregoni llojin e biznesit dhe buxhetin.
- 2
Matje në vend
Inxhinierët tanë vijnë në lokal dhe marrin përmasat fizike të ambientit.
- 3
Projektim
Hartojmë planin e kuzhinës ose të barit dhe ju propozojmë pajisjet.
- 4
Prodhim & instalim
Prodhojmë në punishten tonë në Vaqarr, dërgojmë dhe instalojmë.
Keni një projekt? Konsulenca është falas.
Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj për matje dhe ju përgatit ofertën.
