Vaqarr, Km 2, Tiranë E Hënë – E Diel, 08:00–19:00 kristeginox@gmail.com

Rreth Kristeg Inox

Mbi 20 vjet eksperiencë në përpunimin e inoksit dhe në pajisjet profesionale për industrinë ushqimore.

Kristeg Inox është një kompani e specializuar në prodhimin, importin dhe furnizimin e pajisjeve profesionale për bare, restorante, fast-food, piceri, furra buke dhe kuzhina industriale.

Me fokus në cilësi, funksionalitet dhe qëndrueshmëri, ofrojmë zgjidhje të ndryshme për bizneset e industrisë ushqimore – duke përfshirë punime inoksi me porosi, pajisje të reja dhe të përdorura, si dhe kompletimin e ambienteve profesionale sipas nevojave të klientit.

Në Kristeg Inox gjithçka nis nga: 1. matja e përmasave fizike në vend, 2. projektimi i pajisjeve dhe i ambientit dhe 3. plan-zbatimi i projektit. Kështu çdo pajisje përshtatet saktë me hapësirën dhe ritmin e punës së klientit.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo klient të krijojë një hapësirë pune moderne, funksionale dhe profesionale – me çmimin më konkurrues dhe cilësinë më të lartë.

20+vjet eksperiencë
318+projekte të publikuara
21+qytete me projekte
7/7ditë në shërbim
Si punojmë

Nga matja te çelësi në dorë

  1. 1

    Konsulencë falas

    Na telefononi ose na shkruani. Na tregoni llojin e biznesit dhe buxhetin.

  2. 2

    Matje në vend

    Inxhinierët tanë vijnë në lokal dhe marrin përmasat fizike të ambientit.

  3. 3

    Projektim

    Hartojmë planin e kuzhinës ose të barit dhe ju propozojmë pajisjet.

  4. 4

    Prodhim & instalim

    Prodhojmë në punishten tonë në Vaqarr, dërgojmë dhe instalojmë.

Na vizitoni

Showroom & punishte në Vaqarr, Tiranë

TelefonoWhatsAppOfertë