Vaqarr, Km 2, Tiranë E Hënë – E Diel, 08:00–19:00 kristeginox@gmail.com
🍟 Produkte

Fritezë Profesionale, Gjiro & Pajisje për Fast Food

Hapni ose rinovoni një fast-food? Kristeg Inox e kompleton lokalin nga A në Z: fritezë profesionale, gjiro mishi, tostierë, llambë ngrohëse patatesh, frigoriferë fast-foodi, kapë aspirimi dhe bango pune.

Kemi kompletuar fast-food në Tiranë, Durrës, Gjirin e Lalëzit, Sarandë e shumë qytete të tjera – me pajisje që i rezistojnë ritmit të lartë të punës.

Fritezë & Pajisje Fast Food – Kristeg Inox

Llojet e fast food që ofrojmë

Fritezë profesionale

Me 1 ose 2 kosha, elektrike ose me gaz, 8–20 litra.

Gjiro mishi (xhiro)

Me 2, 3 ose 4 vatra, me gaz ose elektrike, sipas përmasave.

Tostierë & pianurë e vogël

Për sandviçe, panine dhe tost.

Llambë ngrohëse patatesh

Mban patatet të ngrohta dhe krokante.

Pajisje krepash

Teke ose dyshe, elektrike ose me gaz.

Makinë wafle

Wafle belge dhe wafle me forma, me sipërfaqe që nuk ngjit.

Foto reale nga punimet tona

Të gjitha fotot janë nga punishtja dhe projektet e Kristeg Inox.

Pyetje të shpeshta

Çfarë pajisjesh më duhen për të hapur një fast-food?

Minimumi: fritezë, gjiro ose pianurë, frigorifer fast-foodi me vaska, llambë ngrohëse, bango pune inoksi dhe kapë aspirimi. Ju bëjmë listën dhe ofertën falas.

Fritezë me gaz apo elektrike?

Me gaz ka kosto më të ulët pune për volum të madh; elektrike është më e thjeshtë për t’u instaluar. Ju këshillojmë sipas lokalit.

A e bëni gjiron me përmasa të veçanta?

Po, gjirot tona prodhohen me porosi me numrin e vatrave dhe përmasat që ju duhen.

Kërkoni ofertë për fast food

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj për matje dhe ju përgatit ofertën.

TelefonoWhatsAppOfertë