Vaqarr, Km 2, Tiranë E Hënë – E Diel, 08:00–19:00 kristeginox@gmail.com
❄️ Produkte

Frigoriferë Industrialë & Banakë Frigoriferikë me Porosi

Frigoriferi është zemra e çdo kuzhine profesionale. Në Kristeg Inox prodhojmë dhe furnizojmë frigoriferë industrialë inoksi, banakë frigoriferikë dhe frigoriferë picerie që mbajnë produktet të freskëta edhe në pikun e ngarkesës së verës.

Çdo frigorifer realizohet sipas përmasave të ambientit tuaj – me dyer inoksi ose xhami, me sirtarë, me vaska GN sipër ose me bango pune prej inoksi ose graniti. Përdorim kompresorë dhe pjesë motorike italiane, izolim me poliuretan dhe klasë energjie deri në A++.

Frigoriferë & Banakë Frigoriferikë – Kristeg Inox

Llojet e frigoriferë që ofrojmë

Banak frigoriferik

Bango pune me ftohje poshtë, me 2, 3 ose 4 dyer, ideal për linjat e gatimit dhe baret.

Frigorifer picerie

Me vaska brumi poshtë, bango për hapjen e brumit dhe vitrinë të ftohtë sipër për përbërësit.

Frigorifer fast-food

Me vaska GN në komunikim me dhomën e ftohtë – 2 funksione në një pajisje të vetme.

Frigorifer sallatash

Ftohje poshtë dhe sipër për restorante me vetëshërbim, fast-food dhe sallatore.

Frigorifer vertikal freskues / ngrirës

Dollapë 1 ose 2 portash nga 600 deri në 1400 litra, -2/+8 °C ose -18/-22 °C.

Frigorifer bari

Frigoriferë nën banak për pije, me dyer xhami dhe ndriçim LED.

Foto reale nga punimet tona

Të gjitha fotot janë nga punishtja dhe projektet e Kristeg Inox.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një banak frigoriferik?

Çmimi varet nga gjatësia (zakonisht 1.4 – 3 m), numri i dyerve, bango (inoks ose granit) dhe kompresori. Na telefononi me përmasat dhe ju japim ofertë brenda ditës – konsulenca është falas.

A i bëni frigoriferët me përmasa të veçanta?

Po. Pjesa më e madhe e frigoriferëve tanë prodhohen me porosi në punishten tonë në Vaqarr, Tiranë, pasi inxhinierët tanë marrin përmasat në vend.

Sa garanci kanë frigoriferët?

Ofrojmë garanci deri në 2 vjet dhe asistencë teknike në të gjithë Shqipërinë.

Çfarë dallimi ka frigoriferi i picerisë nga banaku i zakonshëm?

Frigoriferi i picerisë ka vaska brumi në pjesën e poshtme, sipërfaqe pune për hapjen e brumit dhe një vitrinë të ftohtë sipër për përbërësit – tri funksione në një.

Kërkoni ofertë për frigoriferë

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Një nga inxhinierët tanë vjen në lokalin tuaj për matje dhe ju përgatit ofertën.

TelefonoWhatsAppOfertë